Kryeministri Hoti raportin e Parlamentit Evropian e cilëson të ndërtuar mbi teori konspirative dhe jo real

Kryeministri Hoti raportin e Parlamentit Evropian e cilëson të ndërtuar mbi teori konspirative dhe jo real

Kryeministri Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të ndërtuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e PE-së, por të autorëve. Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme. I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet. Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç. Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …