Ministri Abrashi, vendos për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve në rrugët nacionale

Ministri Abrashi, vendos për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve në rrugët nacionale

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në auto-udhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës. Po ashtu u bë e ditur se me këtë vendim, revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës. “Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në vendim.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …