Jozefina Topalli

Jozefina Topalli: “Sa kohë të jetë Lulzim Basha lider i opozitës, Edi Rama do jetë në qeveri

“Sa kohë të jetë Lulzim Basha lider i opozitës, Edi Rama do jetë në qeveri. Historia ka treguar se ka ndodhur dhe kam frikë se do të përsëritet”, deklaroi sot ish-nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, në një intervistë televizive. Në lidhje me largimin dhe “armiqësinë” me PD, Topalli tha se realisht nuk e kishte menduar se do të krijonte një alternativë për skenën politike shqiptare që është e monopolizuar nga tre kryetarë partish. “Nuk e kisha menduar kurrë se ajo që ishte PD do ruante vetëm siglën dhe germën PD dhe çdo gjë tjetër për shkak të lidershipit të soj do përmbysej dhe do kthehej në një forcë politike të mbyllur me një lidership që përçan çdo gjë dhe që ka humbur kartën morale duke qenë në opozitë”, tha Topalli. E vendosur përballë hipotezës se duke i dalë kundër PD-së, Topalli po ndihmon Ramën, ajo tha se për të pasur një përgjigje duhet analizuar thellë situata. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …