KKSHM: Situata me pandeminë në komunën e Vitisë vazhdon të jetë nën kontroll

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, në mbledhjen e mbajtur, ka analizuar situatën momentale epidemiologjike, ku është raportuar edhe për rastet e reja në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka bërë të ditur se në këtë komunë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 të shëruar dhe 5 raste të reja pozitive. Që nga 13 marsi e deri më sot, Vitia ka pasur 828 raste pozitive me COVID-19, ndërsa aktiv kemi 135 raste. Momentalisht janë 10 të hospitalizuar, por është shpresëdhënëse se numri i rasteve aktive është në rënie, kurse rasteve të shëruara është në ngritje”, tha kryetari Haliti. Ai po ashtu vlerësoi se është duke u menaxhuar suksesshëm gjendja me pandeminë, ndërkohë që ka ripërsëritur se komuna e Vitisë, që nga fillimi i përhapjes së Covid-it në Kosovë, ka ofruar shërbime falas në Qendrat mjekësore për pacientët që kanë qenë të prekur nga ky virus. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka njoftuar se situata në respektim të masave është mesatarisht e kënaqshme. Po ashtu, ai ka theksuar se policia nuk ka hasur në vështirësi sa I përket zbatimit të masave, konkretisht gjatë orëve të mbrëmjes, por se ka pasur edhe gjoba për rata që nuk kanë respektuar masat e kufizimit të qarkullimit gjatë asaj kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …