Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve të saj që u arrestuan pas hedhjes së gazit lotsjellës në ceremoninë, teksa inaugurohej Thaçi president. “Një president që inaugurohet nën rrethim policor të kryeqytetit; që e vë policinë rrugëve për ta mbrojtur nga populli i vet; që largon çdo flamur kombëtar që mund të ketë qenë i pranishëm në shesh; që arreston aktivistët opozitarë të pakënaqur me të; që arreston qytetarë vetëm pse deshën të kalojnë të lirë rrugëve të kryeqytetit, kurrë nuk do të jetë president e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes. Ky subjekt ka kërkuar lirimin e aktivistëve: Valon Sherifi, Adelina Berisha, Kastriot Gërbeshi, Imer Fejza, Pleurat Thaçi, Korab Korqa, Qëndrim Sahiti dhe Gëzon Kastrati që është djali i dëshmorit të kombit, Isa Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …