Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Mjedra e Kosovës”, kryetarin Sami Uka dhe drejtorin ekzekutiv Kujtim Lepaja. Siç njofton kumtesa, përfaqësuesit e shoqatës së mjedrës folën mbi sfidat e kultivuesve si dhe përcollën reagimet e komunitetit, mes të cilave atë për pagesën e subvencioneve për këtë kulturë. Nga ana tjetër, ministri Mustafa, pasi dëgjoi me vëmendje të gjitha vërejtjet, tha se ka për të vazhduar përkrahjen e Ministrisë ndaj kultivuesve të mjedrës. Ministri rikujtoi përfaqësuesit e kultivuesve të mjedrës se pagesa e subvencioneve për këtë kulturë po vijon. Mustafa theksoi gjatë takimit se do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë kultivuesve të mjedrës në tejkalimin e sfidave, të cilat mund të shfaqen në këtë sektor edhe në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …