leoni

Infrastrukturës publike të Komunës së Hanit të Elezit i shtohen edhe disa rrugë e rrugica

Në kuadër të projektit rregullimi dhe shtrimi me kupëza betoni në zonat rurale dhe urbane kanë përfunduar punimet në rrugën “Hasan Prishtina” në fshatin Paldenic të komunës së Hanit të Elezit, ku përveç rregullimit të rrugës është rregulluar edhe kanalizimi i ujërave të zeza, Rruga 17 Shkurti në fshatin Rezhancë përkatësisht në Lagjen e Hunelve, Rregullimi i hapësirës në varrezat e fshatit Gorancë, si dhe kanë përfunduar punimet në realizimin e projektit për zonat urbane në rregullimet në rrugën Adem Jashari.

Projektet e rregullimit të rrugëve dhe rrugicave si dhe infrastrukturës tjetër publike në komunën e Hanit të Elezit do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …