leoni

Gjukanoviq: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse

Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, konsideron se Serbia është kthyer në politikën e saj të viteve ’90-ta

Kryetari  i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se Serbia është kthyer në politikën e saj të viteve ’90-ta. Serbia është duke rrezikuar sovranitetin e vendeve fqinje me idenë e saj për një “Serbi të re të Madhe”. “Duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve gjoja të rrezikuar në rajon, Serbia në të vërtetë po e rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje duke kamufluar idenë e saj për një ‘Serbi të Madhe të re’”, ka thënë Gjukanoviqi për agjencinë e lajmeve “Beta”. Kryetari malazez ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Gjukanoviqi ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me Vuçiqin, e as ndonjë marrëdhënie biznesi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …