leoni

Eliot Engel e kritikon qasjen e amerikane ndaj Serbisë, pasi Washingtoni këtë kohë po e lëmon bullizuesin autorkraktik, Aleksandar Vuçiq

E. Engel: E paralajmëroj fuqishëm gjykatën, Amerikën dhe aleatët se nuk duhet të lejojmë një Gjykatë Speciale mbi baza etnike

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, ka deklaruar se kushdo që ka kryer krime në Kosovë duhet të mbahet përgjegjës dhe “jo të ndiqet vetëm një etni”. Me këto qëndrime Engel iu referua Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, derisa  foli në një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor.

“Kushdo që ka kryer krime lufte, nga cilido anë, duhet të ndiqet penalisht dhe të vihet para drejtësisë. Pikë. Por, më duhet të pyes: çfarë është drejtësia në rastin e luftës në Kosovë? Tani për tani, duket se Serbia – pala përgjegjëse për shumicën e krimeve të luftës – nuk përballet me asnjë presion në vend ose nga bashkësia ndërkombëtare për t’i sjellë para drejtësisë autorët e saj të krimeve, tha Engel.

Në të njëjtën kohë, Kosova, është detyruar të krijojë një gjykatë hibride, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë”. “Miq, nëse kjo do të ishte Danimarkë, ne do të mendonim se diçka nuk është në rregull”. Engel tha se nëse kosovarët kanë kryer krime, ata duhet të mbahen përgjegjës, por në statutin e gjykatës, nuk shkruan se duhet të ndiqet vetëm një etni.

“Por, kjo është pikërisht ajo që po ndodh”, theksoi Engel. “E paralajmëroj fuqishëm gjykatën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë se nuk duhet të lejojmë që ajo të bëhet gjykatë etnike, sepse nëse lejojmë, ne vetëm se i mbajmë gjallë problemet që kanë shkaktuar vështirësi, konflikte dhe përçarje në rajon”, tha Engel.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …