leoni

Në Deçan mbahet dëgjim publik, diskutohen tri dokumente më rendësi për Shërbimet Publike

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Deçanit të datës 28.10.2020, për shpalljen e diskutimit publik, Drejtoria për Shërbime Publike ne bashkëpunim më Kuvendin e Komunës së Deçanit, ka organizuar diskutim publik për tri dokumente të cilat janë votuar në parim nga asamblistët për te ju nënshtruar proceduarve të mëtutjeshme.

  1. Projekt –Plani Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025

  2. Projekt-Plani për Deponinë e mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit dhe

  3. Projekt-Plani për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme.

Të pranishëm në ketë diskutim publik ishin, i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, Izet Zenuni, Drejtoresha e Green Art Center (GAC) Merlina Beu Muçaj, zyrtar nga ndërmarrja komunale ,,Higjiena’’ asamblistë, njohës të fushës etj. Takimin e hapi i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke falënderuar të gjithë akterët të cilët që nga viti 2018, janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që Deçanin ta kthejnë në një qytet Ekologjik dhe të pastër e kjo dita ditës po dëshmohet tha Ramosaj, falë punës me përkushtim dhe angazhimit të vazhdueshëm. Këto tri dokumente të cilat po i diskutojmë sot, janë tri dokumente mjaft me rëndësi për komunën tonë tha Ramosaj, na është dashtë kohë dhe mund të arrimë në këtë stad ku jemi, andaj ne do të vazhdojmë që ta rrisim nivelin e punës dhe vetëdijes së qytetarëve, e këtë mund ta bëjmë të gjithë bashkë. Për rëndësin e këtyre tri dokumenteve ka fol edhe Drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni, ku fillimisht falënderoi kryetarin Ramosaj, për përkrahjen në vazhdimësi pastaj organizatën Green Art Center (GAC), të cilët në kontinuitet kanë përcjellë punën dhe me mbështetjen e tyre po ashtu ndërmarrjen ,,Higjiena’’ të cilët janë në shërbim të qytetarit çdo ditë. Se sa janë të rëndësishme këto tri dokumente tregoi edhe vet Drejtoresha e GAC-Merlina Beu Muçaj, e cila ndër të tjera tha se këtu në Deçan, kam gjet një bashkëpunim të mirë dhe ky bashkëpunim rezultoi të jetë i suksesshëm tek ndërmarrja e pastrimit, besoi se nga ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojmë edhe më tutje që të mbështesim këtë ndërmarrje e cila ka treguar sukses ani pse në hapat e parë të themelimit. Duke sqaruar të gjitha specifikat e këtyre dokumenteve kërkoi që edhe në ditët në vijim ata të cilët dëshirojnë ti japin vërejtjet e tyre apo sugjerimet ti dërgojnë në emal, ndërsa dokumentet janë të gjitha në ueb-sajdinë e komunës, https://kk.rks-gov.net/decan

Këto tri dokumente pritet të miratohen në seancën e fundit të viti 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …