Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë një vend normal dhe se Serbia më nuk ka të drejtë të vetos. Duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkanin, Olbrajt ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe ajo ka të drejtë për ta mbrojtur territorin e saj. Olbrajt ndihet krenare për kontributin që ka dhënë lidhur me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe në Bosnje, para më shumë se dy dekadave. Ish sekretarja e shtetit amerikan, theksoi se kjo ndërhyrje bëri që të ndalet gjakderdhja që po shkaktohej nga Serbia. Ajo beson shumë se kryetari i ri amerikan, Xho Bajden ka një alternativë të re për Ballkanin dhe situatën që po kalojnë vendet e rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …