Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa javë më parë paralajmëroj organizmin e një tryeze me partitë politike për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kosovës. Por deri tash nuk ka diçka konkrete në realizimin e këtij takimi ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike në pushtet dhe në opozitë. I pari i LDK-së, ka thënë se nuk ka gatishmëri të partive politike për një takim të tillë. Mustafa më tej ka shtuar se ka këmbëngulje nga disa parti që e votojnë vetëm kandidatin e tyre për kryetar të vendit dhe jo ndonjë kandidat tjetër. Ai thekson se në këtë situatë jemi duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …