Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit për mes një postimi në rrjetin social e ka kujtuar gjenocidin dhe krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë. “Sot, në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit, kujtojmë edhe njëherë gjenocidin serb në Kosovë, mijëra të vrarë e të masakruar, të dhunuar, të dëbuar, e të pagjetur. Serbia asnjëherë nuk u distancua nga krimet gjenocidale, asnjëherë nuk kërkoi falje dhe kriminelet janë ende të lirë, kurse mbi 1600 persona janë të pagjetur. Edhe sot, 21 vjet pas çlirimit, vijnë lajme për gjetjen e varrezave masive nëpër Serbi, kurse shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia, përkundrazi është Kosova ajo që po gjykohet. Sot, sidomos sot, duhet të theksojmë se çështja e të pagjeturve nuk është çështje e kryer. Kjo çështje asnjëherë nuk do të jetë e kryer, jo vetëm pse na mungojnë mbi 1600 të pagjetur, jo vetëm pse nuk është vendosur drejtësia në vend, por edhe sepse e vërteta e gjenocidit serb në Kosovë do të jetë përjetësisht e pashlyer”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …