Kryetari Begaj: Dyert e hapura për qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, sikur çdo të premte (si dhe ditëve tjera të javës), ka vazhduar ti mbajë dyert e hapura për qytetarët, të cilët dëshirojnë të takohen, ti shfaqin kërkesat e tyre, qoftë si individ, qoftë si komunitet, për çështje të caktuara. Për këtë qëllim kryetari Begaj, vazhdon traditën e mbajtjes së dyerve të hapura për qytetar, duke i dëgjuar hallet e tyre, por edhe duke u munduar që të ofroj mbështetjen e Kryetarit të Komunës, për të gjitha çështjet e adresuara.

Transparenca dhe afërsia me qytetarin, vazhdojnë të mbeten prioritete të veçanta për kryetarin Begaj.

Gjatë ditës, kryetar Begaj, ka takuar shumë qytetar, të cilët kishin halle dhe nevoja të ndryshme, për ti shfaqur para kryetarit të komunës.

Në të gjitha rastet, kryetari Begaj, ju ka dhënë udhëzimet e nevojshme në raport me kërkesat e tyre, duke ju ofruar mbështetjen e zyrës së Kryetarit të Komunës. Varësisht prej rasteve, kryetari Begaj, është angazhuar, apo i ka udhëzuar të gjithë ata që e kanë takuar, direkt në zyrën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi dhe Nënkryetari Iska vizituan në Hoçë të Vogël, Kantinën “ZANA”

Kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi dhe Nënkryetari Fatmir Iska vizituan në Hoçë …