Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi nga Sferka e Klinës

Ndahet nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi nga Sferka e Klinës

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në rrjetin social. “Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashit nga fshati Sferkë. Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës. Ngushëllime të sinqerta, familjes Gashi, miqve e të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!  I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi libri: “Kosova në Kapërceyll të Historisë” i autorit Qazim Berisha

Qazim H. Berisha, një emër i njohur në fushën e letërsisë dhe publicistikës shqiptare. Tani …