Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Sot pritet të zhvillohet një takim ndërmjet shefave të delegacioneve, të Kosovës dhe atij të Serbisë në dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bruksel. “Mund të konfirmoj se ekziston ideja që javën e ardhshme të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Stano, teksa nuk ka dashur që të japë detaje tjera rreth atij takimit dhe temave që eventualisht do të mund të diskutoheshin në të. Ai këtë refuzim për të dhënë detaje e ka arsyetuar me fjalët se “nuk është praktikë që shumë ditë para takimit ta bëjë publike agjendën”. Sipas vetë të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …