Jam shqipar e jam i lirë,
Jam arbror në Epir,
Unë jam në Çamëri,
Që kam emrin Shqipëri.
Jam Kosovë e jam malsor,
Rritur në male me borë,
Kosovar në Dardani,
Bir i nënës Shqipëri.
Unë jam nga labëria,
Mbi këto vitet e mia,
Këndon Shqipja trimëria,
Përmbi tokën Iliri.!
Jam nga Plava nga Gucia,
Nga Ulqini,Shqiperia,
Rroj me gaz e rroj me shpresë
Për shqiponjat di të vdes.
Jam trimosh nga malësia,
Përmbishkemb ku shkrep liria,
Me shqiponjën fort në duar,
Përmbi male fluturuar.
Jam prej Skampe prej Shkumbini,
Zog i shqipes më i miri,
Që kam dritë e dituri,
Që prej votrës Iliri.
Jam nga Korca nga Devolli,
Këtu shqipja bukur foli,
Më mësoi diturinë,
Dritë t’a shihja Shqipërineë.
Jam nga fusha më e madhe,
Myzeqeja plot hambare,
Që ushqeva shqipen time,
Herë me bukë,herë me therrime,!?….
Jam nga Dibra nga Kuksi
Gostivari dhe Tetova,
Zog i shqipes larg në lindje,
Dhe në zemër kam njeë dhimbje.
Jam shqiptar e jam I lirë,
Me një gjuhë shumeë teë dlirë,
Jam një popull shtat milion
Që shqiponjën kam për fron.
Toka rënkon
Toka rënkon
Dielli nuk bën dritë,
Kur budallaj mundohet
Të diturit me i dhënë dritë!?
Toka rënkon
Dielli qanë,
Kur mbret në shtet
Bëhet një gomar!..
Toka rënkon
Humbet rrotullimin,
Kur ngrihet frikacaku
E poshtë bije trimi!
Toka tronditet
E lëviz kot
Kur tradhëtari
Sillet si patriot