Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje të ashpra të LDK-së e Vetëvendosjes, të cilat akuzuan njëra tjetrën për degradimin e sistemit shtetëror. Deputeti, Liburn Aliu ishte i pari që nisi këtë debat, duke akuzuar qeverinë për degradim në shëndetësi, dhe mungesë legjitimiteti. Debati vazhdoi edhe më tutje, derisa ndërhyri edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri. Ky i fundit tha se 2020-ta ka qenë viti më i rëndë për shtetin dhe shoqërinë kosovare. Ai në këtë deklaratë aludoi në deklaratat e Vetëvensosjes dhe LDK-së, për të cilët tha se kanë degraduar shtetin. Ai tha se partitë duhet të mblidhen sa më parë për t’u dakorduar për shpërbërjen e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …