Dy javë pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e komisionit të posaçëm lidhur me raportin e Dick Martit është zhvilluar mbledhja e parë, pastaj janë caktuar edhe dy relatorët e çështjes. Ulsi Manja, që në fillim të mbledhjes tha qartësisht se ky nuk është një komision hetimor, ndërsa bëri të ditur objektin e këtij komisioni dhe se çfarë do të ndodhë në përfundim të afatit tremujor të punës së tij. Deputeti anëtar i komisioni Myslim Murrizi, kërkoi informacion, nëse ka pasur apo jo prokurorë që janë marrë me këtë çështje në vitin 2012, kur është diskutuar për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë në Shqipëri. Në mbledhjen e parë e cila ishte më tepër konstituive u kërkuan disa dokumente, për të cilat vihet në lëvizje administrata e kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …