Agjencia Kadastrale e Kosovës këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit të saj. Në mesin e aktiviteteve të parapara për të shënuar këtë përvjetor jubilar, shumica u të cilave u pamundësuan edhe nga situata e krijuar nga pandemia, ishte paraparë edhe ceremonia e shpërndarjes së mirënjohjeve për të gjithë ata që kontribuuan për themelimin dhe zhvillimin e kësaj Agjencie ndër vite. Për këtë arsye, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, me datë 10 dhjetor 2020, në ambientet e hotelit “Emerald”, në prezencën e shumicës së laureatëve të këtyre mirënjohjeve, nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe zv. Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit z-nja Burbuqe Bakia Deva u bë edhe ceremonia e shpërndajres së mironjohjeve.
Përmes fjalëve të rastit, edhe z. Ahmeti edhe z-nja Bakia Deva falënderuan secilin përj laureatëve për kontribunit e tyre, duke vlerësuar qoftë angazhimin profesional dhënë brenda Agjencisë qoftë për konitrbutin e dhënë prej nga jashtë Agjencisë duke qenë të përfshirë në fushën e gjeodezisë, kadastrës, pronës e gjeoinformacionit.
Ndërsa, emrat e laureatëve është si vijon:
- Abdurrahman Kuleta
- Blerim Jashari
- Dukagjin Venhari
- Enver Haliti
- Fadil Shehu
- Hajzer Bublaku
- Hamit Basholli
- Hyzri Llabjani
- Ilmi Zherka
- Ismet Kryeziu
- Kamer Nela
- Luljetë Vuthi
- Maxhun Hyseni
- Muhamet Fetaj
- Murat Hoxha
- Murat Meha
- Namik Nishliu
- Nysret Gashi
- Orhan Dizdari (post mortum)
- Përparim Ameti
- Qemajl Kadiri
- Rabit Krasniqi
- Shefkije Bunjaku (post mortum)
- Skender Tullumi
- Terezea Hajdaraj