leoni

U mbajt mbledhja e gjashtë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Rahovec

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, në respektim të masave të pandemisë Covid-19, është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit, situata u vlerësua si e qetë dhe stabile. Hapja e mbledhjes është bërë nga kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe kryesues i KKSB-së. Për pikën e parë, Informatë për periudhën tetor-nëntor rreth menaxhimit të situatës së krijuar nga Covid-19 nga komuna e Rahovecit, kryetari Latifi ka thënë se, aktualisht gjendja me virusin Covid-19 në komunën e Rahovecit është kjo: Kemi 287 të shëruar, 110 raste aktive, 45 me fatalitet, ndërsa prej fillimit e deri më sot gjithsej janë 442 raste të infektuar me virusin Covid-19. Po vazhdon dezinfektimi i objekteve shëndetësore dhe objekteve të shkollave. Jemi në përcjellje aktive të situatës dhe të gjithë bashkë ti zbatojmë dhe respektojmë masat dhe rekomandimet sipas IKSHP-ës”, ka thënë kryetari Latifi. Ndërsa për pikën dy, Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari Latifi, ka thënë se duke u bazuar në të dhënat zyrtare që posedon, situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit është e qetë dhe stabile. Fazli Morina, komandant i stacionit Policisë në Rahovec, ka raportuar për situatën e sigurisë për periudhën tetor-nëntor, duke thënë se situata e përgjithshme e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit, është e qetë dhe stabile, si stacion i policisë kemi vazhduar të punojmë bazuar në planet operative. Gjatë kësaj mbledhje është shqyrtuar dhe aprovuar edhe plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …