leoni

Në QKMF “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit, fillon realizimin e Testeve serologjike, përcaktues i imunitetit të popullatës ndaj COVID-19

Banorët e komunës së Hanit të Elezit nga sot datë 10.12.2020 do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19. Këto teste bëhen përmes gjakut dhe tregojnë nëse personi është ose ka qenë i infektuar me koronavirus. Këto teste gjithashtu pasqyrojnë imunitetin e komunitetit dhe rrjedhimisht, do të ndikonin edhe në masat të cilat do ti ndërmarrë komuna e Hanit të Elezit në parandalimin e zgjerimit të Pandemisë së Koronavirusit. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton se bazuar në planin emergjent dhe në menaxhimin sa më të mirë me situatën aktuale, përparësi për realizimin e testeve do të kenë personeli shëndetësor, të gjithë personat që gjatë kësaj kohe janë identifikuar si të dyshuar për Covid 19, personat e konfirmuar pozitiv, qytetarët me simptoma të sëmundjes dhe personat mbi 60 vjeç, personeli edukativ arsimorë dhe zyrtarë të Komunës së Hanit të Elezit. Komuna e Hanit të Elezit ka siguruar 3000 teste serologjike që janë të mjaftueshme për të gjithë personat potencialisht të rrezikuar, mirëpo për shkak të kapacitetit të kufizuar të laboratorit aktual janë vendosur edhe prioritetet. Testimi do të jetë falas dhe është i destinuar vetëm për banorët rezident të Komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …