leoni

Hoti

Hoti: Ish-Qeveria Kurti për pak kohë në pushtet dy herë e shkeli Kushtetutën dhe i rrezikoi marrëdhëniet me partnerët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen. Ai ka akuzuar ish-Qeverinë Kurti se ka rrezikuar funksionimin e institucioneve. “Në qeverinë e fundit për disa muaj kishim dy herë shkelje të Kushtetutës, kishim shkuarje në ekstreme sa i përket relacionit me partnerët ndërkombëtarë duke krijuar tensione të panevojshme në gjysmë të natës”, ka thënë Hoti. Ai ka shtuar se Qeveria e tanishme e drejtuar nga ai ka kthyer normalitetin në funksionimin e institucioneve. Kryeministri ka theksuar se opozita nuk duhet të punojë për shkatërrimin e shtetit por duhet përmes alternativave të kontribuojmë në qeverisje.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …