Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Franco Federici e ka zhvilluar takimin e parë me Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneral Lejtnant, Rrahman Rama. Me këtë rast komandanti i KFOR-it e uroi gjeneralin Rama për arritjet e FSK-së, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e KFOR-it për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …