Ish-gjenerali serb, Millovan Bojoviq, i cili sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dyshohet se ka kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë, është dënuar me 1 muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Besianë. Ish-gjenerali serb është ngarkuar me akuzën për kalim të paautorizuar të vijës kufitare. Gjyqtarja, Elheme Jashari e ka shpallur fajtor Millovan Bojoviqin, të lindur në fshatin Peran, pasi ai të mërkurën në orën 16:55 ka bërë kalim të paautorizuar të kufirit sipas nenit 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri ishte kapur nga Policia në fshatin Shtedim të Besianës dhe gjatë marrjes në pyetje, e ka pranuar në tërësi fajësinë. Dënimi i shqiptuar nga Gjykata prej një muaji, sipas gjyqtares Jashari, do të fillojë pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit
Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …