Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e njëmbëdhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 21 Dhjetor 2020 (e hënë ), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:
– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpalljen “Qytetar Nderi” Gjeneralin Ton van Loon;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2021;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2021;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të komisionit për emërtimin e rrugëve, shesheve lagjeve urbane rreth emërtimeve e reja;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronë private;
– Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik të Draft rregullores komunale për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Rahovecit;
– Shqyrtimi i Planit vjetor të prokurimit për vitin 2021;
– Shqyrtimi i realizimit të planit të punës për vitin 2020 të Auditorit të Brendshëm, si dhe shqyrtimi i planti të punës për vitin 2021;
– Shqyrtimi i Raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2020; dhe