Blerim Muriqi: VANDALIZËM NË TIRANË, KORÇË DHE LEZHË

Blerim Muriqi: VANDALIZËM NË TIRANË, KORÇË DHE LEZHË 

Shqipëria po ndryshon! A po vdes Berishizmi?.   

Vrasja e të riut Klodian Rashës nxiti revoltë në gjithë gjykimin e shoqërisë sonë. Reagimi qytetar u shpreh e po shprehet me revoltë dhe solidarizim me familjen, e cila po shprehë qytetarinë e saj, duke kërkuar drejtësi dhe mos përdorje politike. Opozita e vënë nën maskën e Lulzim Bashës, sikur e quajti Kreshnik Spahiu në OPEN, po provon ta shndërroi revoltën e qytetarëve dhe veçanërisht të moshave të reja për bashkëmoshatarin e tyre, në huliganizëm mbi rendin dhe pasurinë e vendit. Sali Berisha po kërkon viktima që ta nxis mësymjen e tij kundër institucioneve dhe shtetit, sikur e ka bërë jo pak herë në këto 30 vite.  A do t’ia del Sali Berisha ta djeg Shqipërinë edhe një herë në fundin e moshës së tij? Gojëdhënat thonë se shtrigat jetojnë gjatë për ta zbrazur keqem që mbajnë në vete. Ndryshe, kur nuk ia dalin ta shfryjnë smirën që bartin në vete, ato kopin (pëlcasin) dhe mbarojnë. Koincidenca na intrigon: ta ketë bërë ai KOPIN që ta zgjaste jetën e tij politike e cila do ti mjaftonte për ta zbrazur gjithë të keqen e tij. Basha po sillet kështu, e djathta jo! Segmente të caktuara të së djathtës, krejt minore, ca kokrra në Lezhë dhe ca në Korçë çuan përpara flamurin Berishian i cili po i zë frymën mendësisë së vjetër e të zezë, tani më mbetur vetëm maskë e hedhur në fytyrën e Bashës.  

Opozita e grabitur dhe e sfilitur në kaq dekada, tashmë po jep lajmin e mirë se nuk do mbetet peng i kapjes, dhe se ajo po ndërton një figurë të re, të duhurën. larg sherreve në filozofinë e një oponence deh jo një armiqësie.  

Vrasja e Klodianit, e cila tronditi shqiptarët e gjithë trevave, po provohet të merret në duart e politikës berishiste. Edhe pse në kushte tjera, dora berishiste po provon aktin e saj të fundit në simulimin e mundshëm të shtatorit 1998, kur përdori e braktisi, në rrugën e “qëlimit politik”, trupin e pajetë të Azem Hajdarit bashkë me arkivolin e tij. 

Nga Berisha pritet gjithçka. Veçanërisht, tani kur “laku i shtrënguar i drejtësisë”  do ta ketë më të lehtë të veproi, meqë po kuptohet se përveç kohës për drejtësi, Saliu është braktisur edhe nga të tijët, të cilët i keqpërdori keq e gjatë dhe pa i përfillur fare. Kjo e keqe,  e cila u kuptua më në fund se nuk duhet ndjekur, ka mbetur në vetminë e disa fëmijëve të keqpërdorur, vënë para policisë, mish për top. Por, ai ka harruar se policia e shtetit nuk është më policia e Sali Berishës, përjashtuar ndonjë të gjorë që mund të ketë mbetur peng i të bërave të tija të shkuara në shkelje të ligjit, pra në detyrim klase krimi. Këta zëra opozitarë që sot janë shpërndarë nëpër grupime-partiza, të cilat po bulojnë të inicuar nga secili emër përfaqësues, në rastin e Klodian Rashës dhanë mesazhin e parë të një bashkimi të mundshëm. Bashkimi i tyre do t’i jepte Shqipërisë më shumë shpresë dhe drejtësisë më shumë krah. Berisha duhet lënë në vetminë e tij familjare e politike, që më në fund mos të shkoj në botën e përtejme pa paguar ato që bëri këtu e tridhjet vite!  

Këta opozitarë të rritur në pritje se një ditë do të ndryshonte Berisha, sot janë këtu që nga z.Topalli në Veri e deri në cepin më jugor të vendit. Kosova me vise po ashtu pret ditën e gjykimit të madh dhe lindjen e oponencës politike me çka vendi do të bëhet më i mirë. Në këto tridhjetë vite shqiptarët nuk ia dolën të ndërtonin një të djathtë, e cila do të ndërtonte vetëm një armë politike të përballjes, atë të programit bazuar mbi kapialin si fjala motorike e shoqërisë.     

Uroj që kjo fatkeqësi e Klodianit të mos na ketë ardhur e orkestruar, pra që polici të mos ketë të bëjë me ndonjë konspiracion të orëve të pashpresa të Berishës! Duart e Berishës kanë ditur të futen thellë në ngjarjet tragjike të vendit dhe të mbesin të pahetuara për shkak të drejtësisë së kapur prej tij.   

Opozita sikur do bënte edhe çdo opozitë në demokracitë e përparuara do të ishte në të drejtën e saj të merrte shtysë veprimi për aksionin e saj politik edhe në kësi rasti, sado që duhet kujdesur të mos lëndohet familja me përdorje tej etikës së lejuar. Në këtë rast opozita reale Topalli, Patozi, Hajdari, Murrizi, etj, por edhe Mediu, Noka, Duka, Idrizi e Shehu, kanë zënë e po rrinë heshtur në respekt të dhimbjes së familjes me çka nuk po i jepin krah bishës së zgjuar berishiste, e cila po provon të klith nga shpella e gjarprit ku e ka zënë puna , për ironi të fatit apo për pritshmëri plani (tanimë të kthyer në pashpresë). Ky mos rreshtim i të gjithëve në krah të histerisë për të prodhuar huliganizmin e mjaftueshëm goditës, i cili do të digjte shtetin për ta përligjur çmendinë shkatërruese që di të lind Berisha në të tilla ndërmarrje, edhe pse i ka arsyet e ndryshme, po prodhon mos përfshirje dhe mospërkrahje të të keqes. Derisa grupimi i parë ku prinë znj.Topalli, e cila duhet përgëzuar për atë që Shkodra nuk lëvizi drejt të keqes, ai bashkpiemonti me Vlorën i ndryshimeve politike në vend, ka bërë ndarjen e vërtetë të bazuar në kauzë, të cilën po e shkruajnë përditë e më shumë program politik të oponencës, tjera janë shtysat e grupimit të dytë, por që po rezultojnë mesazh i qartë për kohën e mbaruar të absolutizmit Berishë mbi të djathtën e vendit. Grupimi i dytë; Mediu, Idrizi, Duka, Ndoka e Shehu, të shtyrë nga lufta për tepsinë në listën zgjedhore për 25 prillin dhe të lënë në mos përfillje nga Basha, po veprojnë njëjtë duke i rënë fort mesazhit se lënja e PD-së peshk në rërë, është kundërmasa e tyre që duhet konsideruar pa vonesë. Të njëjtën gjë po bënë LSI, e cila padyshim se i gëzohet kësaj braktisjeje që tjerët po ia bëjnë kësaj radhe berishizmit të egërsuar në strofull por të pafuqi për t’u shprehur në skenë. Çadra, Astiri, Teatri dhe tani rasti Klodian Rasha, dëshmojnë nga njëra në tjetrën braktisjen Berisha  dhe rënjen e dëshmuar të PD-së Basha. 

Berisha nuk ia doli kësaj radhe dhe nuk do t’ia del asnjëherë më në të ardhmen e Shqipërisë. Çlirimi nga e keqja Berishë është pritur gjatë dhe kjo nuk kishte si të vinte pa vetëdijesimin e atyre që i rrinin në krah dhe bënin gjynahe për hesapet e tij.    

Ka mbetur të luhet edhe akti i fundit i vdekjes së berishizmit, dhe ai është i dedikuar të luhet në sallat e gjyqit.  

Ti jepet Cezarit atë që e meriton. Kësaj radhe jo nga Bruti, por nga Gjyqet shqiptare dhe jo me thikën pas shpine por me dosjen e tij kriminale para tij e para Shqipërisë! 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …