Zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar janë hapur për herë të parë në Medvegjë. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj tha se kjo zyrë do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë. Sipas tij hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike siç është: procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve ka zvogëluar dukshëm peshën politike të faktorit shqiptar në këte komunë. ai ka thënë se kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve.