Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se mos hajnia ndaj shtetit fillon kur paguhen taksat. Bytyci ka thënë se tërheqja e 10 përqindëshit ka dhënë mësim se si shoqëritë e zhvilluara paguajnë taksat ndaj shtetit. “10% i trustit përtej përfimit personal është edhe një mësim për të gjithë ne, se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen. Shoqeritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar. Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajn taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët”, ka shkruar Bytyci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …