Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit të selisë së PS-së në nga një grup të rinjsh sot në Shkodër gjatë protestës. Ai thotë se ata fëmijë janë duke u përdorur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, dhe po bëhen si ata fëmijët terroristë të Boko Haramit, të cilët i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve. “Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!”, shkruan, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …