Komuna e Vitisë hiqet nga ora policore

Me një vendim të dërguar nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Armend Zemaj u bë me dije se Komuna e Vitisë është kategorizuar tek komunat me rrezik të mesëm te infeksionit nga virusi pandemik COVID-19. Me këtë hiqet edhe kufizimi i lirisë së lëvizjes (ora policore). Megjithatë me këtë vendim parashihen edhe këto masa:

  • Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

  • Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri ne ora 18:00, ndërkaq pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgese”, ne përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

  • Te gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat qe kanë në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”;

  • Transporti publik lejohet te punoje me 50% te kapaciteteve, ne përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

  • Taksitë lejohen te punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë te se njëjtës familje, ne përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapje e Covid-19”;

  • Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri ne orën 18:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

   Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse të MKES dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

      Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjese deri në 20 persona, ndërsa gjate garave mund të marrin pjese deri ne 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …