leoni

Bugajski

Bugajski: Largimi i Turqisë nga BE-ja dhe nga NATO-ja do të ishte një humbje strategjike për Amerikën

Analisti, Januz Bugajski, në një shkrim të botuar në gazeta “Dita”,  ka shkruar se Largimi i Turqisë nga BE-ja  dhe nga NATO do të ishte një humbje strategjike për Amerikën pasi vendi është me rëndësi të madhe për sigurinë e Aleatëve. Pas Amerikës Turqia është vendi me ushtrinë më të madhe në NATO; ka më shumë trupa, tanke, artileri dhe aeroplanë luftarakë sesa Franca apo Britania e Madhe, si dhe një flotë të konsiderueshme. Turqia është midis nëntë shteteve ushtarakisht më të fuqishme në botë, me gati njëqind aeroporte që munden të mbështesin operacionet ajrore të NATO-s në rajonet e afërta. Dhe, në Bazën e Forcave Ajrore Incirlik nën kontrollin e personelit amerikan, mban në ruajtje rreth pesëdhjetë armë bërthamore amerikane B-61. Turqia përfshihet në pesë rajone të paqëndrueshme – në Ballkan, në Detin e Zi, Mesdheun Lindor, Lindjen e Mesme dhe Kaukazin – ku interesat perëndimore sfidohen nga Rusia dhe Irani. Në veçanti, vendndodhja gjeografike dhe ushtria e fuqishme e Turqisë e bën atë spirancën e kahut jugor të NATO-s kundër Rusisë. Ankaraja është një kundërvepruese e rëndësishme e bashkëmatshme me Rusinë, e cila manipulon pan-sllavizmin dhe pan-ortodoksinë për të zgjeruar ndikimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …