Lulzim Adem Jashari, ka vizituar memorialin e babait të tij, i ndërtuar në një kompleks, në Labinot të Elbasanit

Lulzim Adem Jashari, ka vizituar memorialin e babait të tij, i ndërtuar në një kompleks, në Labinot të Elbasanit

Lulzim Jashari, djali i legjendarit të UÇK-së,  Adem Jasharit ka vizituar memorialin madhështor të babait të tij, e cili është ndërtuar në një kompleks, në Labinot të Elbasanit. Përpos emocionit personal, Lulzim Jashari e konsideroi vlerë kombëtare memorialin e të atit i cili qëndron përkrah “vëllezërve” të tij Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe Lekë Dukagjini. Duke folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ai tha se lufta për çlirim kombëtar është  luftë nuk mund të vihet në pikëpyetje sepse është derdhur gjak.

Me këtë rast ideatori i këtyre veprave,  Gjergj Luca, thotë  se sot më shumë se kurrë ky vend ka nevojë për vlerat kombëtare e jo për shkatërrimin që vjen nga sllavo-komunizmi.

Në shpatin e këtij mali në Labinot Fushë heronjtë tanë qëndrojnë përkrah njëri tjetrit ashtu siç duhet të jenë shqiptarët”, thotë Lulzim Jashari teksa me ndërtim përulet para vlerave kombëtare. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …