Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar ditë më parë se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, qoftë para apo pas zgjedhjeve, Lekaj, në ka theksuar se AAK në çdo kohë ka bashkëpunuar me të gjitha partitë politike dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti që ka mandate në Kuvend, dhe sipas tij kjo i bën mirë vendit, për të zgjidhur të gjitha problemet që i ka Kosova. “Edhe pse jemi në qeveri, çdo herë kemi thënë se jemi për bashkëpunim me të gjerë, edhe me opozitën edhe shoqërinë civile. Në këtë relacion nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt dhe as me Vetëvendosjen”, ka thënë Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …