(T’i tregojë dikush tellallit të sojit, Ali Shukriu , se ka vdekur Jugosllavia dhe Serbia nuk kthehet më!)
Nëse ndokush nuk e kupton” të qenit argat jugosllav” si nocion logjik dhe fatkeqësi vepruese, atëherë po të dojë të përfitoi nga “profesionalizmi i lartë, kuisjen qençe”, le ta kundroi Akademinë tonë të shkencave, atë kënetën e zgjebosur jugosllave, ku zor se gjenden më shumë se ca kokrra të pakalbura, tjerat kundërmojnë qelbje kokë e këmbë. Ata hanë me bisht. Ndaj e bëjnë m.t kudo hapin gojë soji i Mehmet Krajës!
…
Mehmet Kraja, sot është kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Dhe po ky Mehmet, në krye të qatipave argat tjerë, të cilët asnjëherë nuk bënë as gëk as mëk për të mirën e vendit, edhe pse ai shumë herë pati nevojë për fjalën e gjykimin akademik, shfaqet edhe sot po ajo hilja serbe e tipave që shaluan Universitetin e politikën e kohës dje: Gani Jasharëve e Halit Tërnavcëve, Vllasëve e Mustafëve, e sojit të Mustafë Dautëve dhe Isuf Kelmendëve. Ai, sa herë e gjen rastin, (rithirrë zakonin prej argati, zejen e jetës së tij), vjell vrer kundër Shqipërisë sonë e shtie mish dhie në përplasjet e saj të brendshme, sikur sot, kur asaj i është hakërryer (uroj për herë të fundit), berishizmi, për ta djegur e shkatërruar, për ta leckosur e varfëruar. Përmes këtyre duarve të lidhura rreth Berishës, e që përbëjnë berishizmin, atë dorën e shërbimeve armike, e cila për ta djegur edhe njëherë Shqipërinë tonë, nuk lë gurë pa lëvizur e letër pa djegur, sikur e nxori kësaj radhe pionin e vet Mehmet Kraja, edhe pse të instaluar jo më pak se në krye të akademisë sonë. I thënçin Akademi e Shkencave dhe Arteve të Kosovës!
Dylberi Mehmet Kraja, ka vjellë, sikur është në zakoni e tij, mendësi serbe. Nuk është hera e parë që ai shkruan me ngjyrën e shovinizmit serb dhe shkronjat e shërbimeve të tij ushtarake të KOS-it. Në shkrimin e tij te Gazeta Express “VRASJA E IDENTITETIT DHE IDESË SË LIRISË”, ai ka shfryer gjithë vitet e heshtjes së tij. Ai përtej një egzaltimi që domosdo ia kërkojnë bashkë me shërbesën kolegët serb, tani më të mbetur pa mbulesën e akronimit RSFJ, dëshmoi se akoma bëka jetën e zgjatjes diversioniste. Duhet të jetë e rëndë edhe kryeakademik edhe argat, por ky ia del, sepse e ka thyer herët kurrizin sikur vë në shkrimin e tij dr.Sali Bytyqi, të datës 28 tetor 2018, te shqipnews.al : Mehmet Kraja, trego qysh ia shite shpirtin djallit!
Në këtë reagim dhe me referencat pikante të atij publikimi të dr.Bytqit, do mjaftohemi për të shprehur figurshëm cenin e ndërmarrjes antishqiptare të Mehmetit me mbiemër Kraja, sot ndryshuar për ku të dimë cilat nevoja nga mbiemri i djeshëm Dragojeviq. Trajektorja e të bëmave të Mehmet Krajës na bënë kurioz të kuptojmë gjithë sagën e mbiemrit të braktisur Dragojeviq.
Dr.Bytyqi e fillon me pyetjen fatale të thelbësores së një intelektuali; moralit. Ai e pyet Krajën për korrupsionin në akademi dhe shtjellon rast mbas rasti ribotimet në kundërshtim me rregulloren e punës që ligji imponon. Kush bie para tundimit të parasë, shet gjithçka – thoshin pleqtë tanë të mençur. Dhe z.Kraja nuk qenkësh pa gjë në këso historish. Me firmën e tij u kënaq klasa e kameleonëve ku vegjeton ai.
Dr.Bytyqi, me kujdes prej shtëpiaku dhe njohje prej bashkëkohaniku, u ka rënë pyetjeve rend e vi, duke mos lënë pa sqaruar rast pas rasti vërejtjet e tij të ngritura në pyetje publike. Askush që ka lexuar shkrimin e dr.Bytyqit “ Mehmet Kraja trego qysh ia shite shpirtin djallit”, nuk do të guxonte ti bënte apologjinë Mehmetit që shalon dy mbiemrat: Kraja dhe Dragojeviq.
Për të ardhur gjuha atje ku neve sot na dhemb dhëmbi, do shërbehemi me pyetjen e nëntë të shkrimit, shtruar nga dr.Bytyqi: A i ka mbyllur llogaritë me Kosovën Mehmet Kraja?
Këtu del në pah energjia e errësirës që e shtyn Mehmet Krajën, edhe pse sot kryeakademik, ta bëjë argatin në zakonin e së djeshmes së tij, kaparisur, me shitjen e shpirtit te djalli, shërbimi sekret jugosllav, sikur e kallëzon udbashi, Nafi Çegrani në librin e tij “Ballë për ballë me vdekjen”, atë dhe ca nga kolegët e tij të akomoduar në akademi.
Gazeta ushtarake jugosllave “Narodna Armija” e bëri Mehmet Krajën sy të dresuar jugosllav mbi çështjen shqiptare, andaj ai gjithmonë mbetet në skenë dhe i sistemuar lartë. Tani, edhe pse në mungesë të Akronimit RSFJ, Beogradi është po në të njëjtin vend politik e gjeografik. Serbi dje, Serbi sot. Asaj nuk i vdes fjala e synuar platformë antishqiptare, dhe mehmetat janë këtu për t’ia mbajtur gjallë ison e jehonës.
Zoran Stijeviç, njëri nga kryeshefat e shërbimit serb të inteligjencës së tyre, në intervistën e dhënë Ibro Seferit dhe transmetuar në Top Chanel më 14 shtator 2014 “Exkluzive, pjesa e II”, i vë në barrë letrarit Kraja dhe një avokati, dekonspirimin e listës emërore të atyre që ushtruan në Shqipëri për çlirimin e Kosovës me Vise në vitin 1993. Edhe ndaj kësaj, Mehmet Kraja, nuk dihet të ketë reaguar e kundërshtuar gjëkundi. Ndoshta, në planin e shërbimeve serbe është relativizmi deri në normalitet shërbimi për inteligjencën serbe të të angazhuarve shqiptarë në shërbimet serbe, dhe këtë ata do kenë menduar se ia arrijnë më kollaj duke dekonspiruar një të ranguar në krye të Akademisë sonë të shkencave, i cili rrethohet me jo pak bashkëpunëtorë, të cilët tashmë e kanë kapur Akademinë dhe nuk lënë të pësojë shefi i sotëm i tyre ndoshta të paktën në dy rrafshe, atë akademike dhe të shërbimeve.
Gjuha e Mehmet Krajës në shkrimin “Vrasja e dinjitetit dhe idesë së lirisë” është tipike deri në detaje; gjuhë e diverzionit që përdorin shërbimet në luftën e tyre speciale. Dhe Mehmet Kraja për këtë është i duhuri në përçapjen serbe; ka përgatitjen e dëshmuar në “Narodna Armija” dhe ndoshta dosjen e trashë të përvojës që mund ta ketë në kontributin e tij përgjatë viteve të rënda të pushtimit tonë; ka titullin akademik; ka përfaqësimin institucional “Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, ka terrenin e shtruar, berishizmin në Shqipërinë politike, ndaj ai diversionon kujdestarisht.
Mehmet Kraja, goja e hapur vetëm kur shërbimet serbe duan goditjen e sinkronizuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjeti xhevahirin në fjalorin e tij grotesk, pas të cilit fshihet një mal me hile. Ai luan me fjalën dhe në fund të çdo periudhe nuk harron të mbjellë terr e pashpresë, të nxisë braktise shpopulluese e të fus thikat e urrejtjes së brendshme. Ai i sheh shqiptarët në dy taborre për të mos u pranuar nga njëri tjetri.
Ai thotë: E di gjithashtu se në Tiranë shumë më mirë kaluan ata kosovarë që mbajtën qëndrim “të rezervuar” ndaj këtyre ndryshimeve (e ka fjalën për ngjarjet e 8 dhjetorit 1990), ata që njohën “vlerat” e trashëgimisë enveriste, që nuk u entuziazmuan me lëvizjen demokratike dhe që më 1997 mbështetën “revolucionin demokratik” të “tre gishtërinjve”. Që atëherë mund të them se kishte një moskuptim mes Kosovës dhe Shqipërisë, etj.
Ushujza Kraja, bënë sikur harron se në vitin e mbrapsht 1997, përveç tragjedisë së madhe që shkaktuan “Piramidat”, të cilat u ngritën nën garancinë publike të ish presidentit Berisha për kinse pastërtinë e ndërmarrjeve të tilla, ku shqiptarët mund e duhej të investonin. Kur Shqipëria po thyhej shpirtërisht e po digjej nën flakët e revoltës, dhe populli kishte dalë ta mbronte me çmimin e jetës, ajo iu nënshtrua edhe përpjekjes shkatërrimtare të shërbimeve armike për ndarjen e vendit në Jug dhe Veri, ndarje të cilës soji i Mehmet Krajës LDK-ist i dhanë gjak me vullnetarë në ndihmë varrmihësit Berisha për ta luftuar jugun.
Njëjtë bënë soji i Mehmet Krajës me udhëheqjen e qeverisë Bukoshi edhe një vit e gjysmë më vonë, në grusht shtetin e shtatorit 1998, pikërisht atëherë kur Kosova, Ushtria jonë Çlirimtare po e përballonte ofensivën e dytë të pushtuesve serb, argatët e Serbisë u investuan ta godisnin Shqipërinë tonë, prapavijën e luftës çlirimtare të Kosovës. Fati deshi që Tirana për kohën ishte shndërruar në objektiv të bashkësisë ndërkombëtare dhe ishte e pa arritshme për duart dhe planet serbe.
Akademiku që ushqen shpresën e shkatërrimit të Shqipërisë për masën e objektivit serb, nuk ndalet në histerinë e tij, dhe krejt hapur vihet në anën e huliganizmit, duke i quajtur duart e parave të paguara nga dreqi e i biri, të cilat po e djegin Shqipërinë kudo po arrijnë, si “Mohikanët e fundit”! Me çka i stimulon të qëndrojnë në rrugën e shkatërrimit të Shqipërisë, dhe për fund udhëzon braktisjen e kujtdo që ia del këtij shkatërrimi “ ata e dinë gjithashtu (udhëzon Mehmet Kraja miqtë e tij në Tiranë, gazetarë, analistë, shkrimtarë, akademikë, pedagogë universitetesh, intelektualë të të gjitha profileve për anën që duhet të marrin, sikur bëjnë shërbimet përmes kodeve), se këta të rinj që protestojnë rrugëve dhe shesheve të qyteteve të Shqipërisë dhe që i bezdisin me vandalizmin e tyre, janë “mohikanët e fundit”, të cilët përpiqen të ndryshojnë diçka në atë vend, teksa që nesër, pasi të torturohen nëpër komisariate, pasi të futen në evidencat e policisë së rendit dhe të policisë së fshehtë, do të shantazhohen, do t’iu bëhet jeta e pamundur dhe, me ndihmën e pakursyer të baballarëve të tyre, do të bëhen kontingjent i parapërgatitur për të ikur nga vendi, nga sytë këmbët, si qindra e mijëra të tjerë para tyre.
Dhe për t’i vënë hiles qershinë mbi tortë, tallet Mehmeti i jonë akademik: Nuk e kam të qartë – tallet ai, nëse është mallkim i racës ose mësim i përbashkët nga “e shkuara heroike”! Ku të shkuarën heroike e vë në thonjëza ironie.
Cili do që të jetë Mehmet Kraja, ai ia doli të vihej në krye të Akademisë sonë të Shkencave dhe Arteve. Ky ia shkoi Kapllan Resulit, Buroviqit, dhe tani na mbetet borxh, që të paktën në moshën e tij të thyer të na e thotë të vërtetën e tij. Cili ishte ai, Mehmet Kraja apo Mehmet Dragojeviq?