Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sot në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës tha se rruga deri në formimin e ushtrisë ishte e gjatë, e mundimshme dhe me shumë sakrifica. Jashari në një postim në rrjetin social shkruan se nuk duhet të harrohet kontributi dhe sakrifica e UÇK-së. “Sot dy vit më parë ishte një ditë e veçantë dhe mbyllje e suksesshme e një procesi të gjatë për Kosovën dhe të ardhmen e Ushtrisë së Kosovës. Sot, shënojmë dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ushtrisë e cila për çdo ditë po shënon suksese drejtë anëtarësimit në NATO. Rruga drejt 14 dhjetorit filloi shumë herët, ishte e gjatë, e mundimshme me shumë sakrifica. Andaj, kur e shënojmë këtë ditë asnjëherë nuk duhet ta harrojmë kontributin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantit Legjendar Adem Jashari, dëshmorëve dhe martirëve, që falë gjakut dhe kontributit të tyre ne e festojmë këtë ditë të veçantë për Kosovën dhe Ushtrinë e saj”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …