Në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, është zbuluar sot mozaiku i figurës së heroit të kombit, Agim Ramadani, në një ceremoni të veçantë në Regjimentin e forcave tokësore të FSK-së në Gjilan. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndihet i lumtur që pas një ekspozeu një vjeçar në qendër të qytetit, mozaiku me figurën e Agimit është zhvendosur në kazermën e FSK-së. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se heronjtë tanë janë të pavdekshëm e dëshmon fuqishëm edhe kjo ngjarje. Ndryshe, mozaiku me figurën e Agim Ramadanit është punuar me kapëse metali dhe ka hyrë në librin e rekordeve guinnes.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …