Ish eprori i UÇK-së Lahi Brahimaj, e ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe mikun e tij, Mujë Krasniqi, për të cilin ka thënë se ishte një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë. “Në këtë përvjetor kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e madh të komandat Mujë Krasniqit bashkë me 36 bashkëluftëtar, këta trima që me jetët e tyre i dhanë jetë Kosovës dhe u bënë frymëzim i çdo të riu për të i’u përgjigjur thirrjes së atdheut në luftën për liri”, ka shkruar Brahimaj.
Në 22 vjetorin e përjetësimit të heroit tonë kombëtar komandat Mujë Krasniqi, njëri ndër themeluesit dhe daljes publike për herë të parë të UÇK-së.
Sot kemi dhe dy vjetorin e votimit të ligjit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës për të cilën ranë heroikisht shumë dëshmorë. Ushtria e Kosovës ishte ëndërr e çdo shqiptari e sidomos dëshmorëve që u bënë gurthemeli i Lirisë dhe Ushtrisë.
Në këtë përvjetor kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e madh të komandat Mujë Krasniqit bashkë me 36 bashkëluftëtar, këta trima që me jetët e tyre i dhanë jetë Kosovës dhe u bënë frymëzim i çdo të riu për të i’u përgjigjur thirrjes së atdheut në luftën për liri.
Për ne dhe brezat që do të vinë ju do të mbeteni krenaria e kombit dhe shembulli më i mirë i sakrificës për liri, lavdia juaj është aq e madhe sa do të jetoj për aq kohë sa do ketë tokë e njerëz.
Lavdi!.