Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, i pranishëm ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Gjatë takimit është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e COVID-19-të deri në normalizimin e gjendjes, po ashtu është diskutuar për mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë e Financa, mbledhjen e radhës të rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit po ashtu për debatin Publik me qytetar dhe një sërë temash me rendësi dhe interes për komunën e Deçanit
Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.