Kanë filluar punimet e projektit për rregullimin e shtratit të përroit në fshatin Pataqan i Ulët

Gjatë ditës së sotme Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me Nënkryetarin, Fatmir Iska dhe drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm, Rumir Zhuniqi e qytetarë të këtij lokaliteti morën pjesë në fillimin e punimeve të projektit për rregullimin e shtratit të përroit që kalon nëpër fshatin Pataqan i Ulët. “Ky projekt do të ndikoj drejtpërsëdrejti që banorët të mos rrezikohen nga vërshimet dhe papastërtitë e krijuara nga ky përrua. Gjatësia e përroit që do të trajtohet është 395 metra, ndërkaq kemi paraparë që profili i shtratit të jetë i ndërtuar me rrasa të gurit”- u shpreh kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …