Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK-ja i ka paraqitur partive të tjera kandidaturën e tij për kryetar të Kosovës në mënyrë që të gjendet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Hashim Thaçit pas akuzave nga Gjykata Speciale. Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, vendi do të shkojnë në zgjedhje. “Zgjedhjet janë zgjidhje politike, nuk mund të precizojë se si do të shkojnë diskutimet mes partive politike. Ne si AAK kemi ofruar një opsion dhe kemi ofruar një kandidaturë që është e imja. Do të kemi diskutime të ndërsjellat dhe nëse nuk arrihet të ketë një dakordim rreth kësaj formule do të kemi zgjedhje. Kjo është çështje negocimi mes partive dhe nëse kanë interesim, nëse jo, ne i kemi të rregulluar këto procese dhe do të kemi zgjedhje. Ne kemi zgjedhjet po qe se nuk ka marrëveshje, por të ndihmuar arritjen e një marrëveshje kemi nxjerrë një propozim dhe një opsion dhe kemi nxjerrë kandidatin dhe argumente pse. Nëse nuk ka marrëveshje me opsion që kemi dhënë, mbetet opsioni legjitim dhe i barabartë për të gjithëve që janë zgjedhjet”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …