Në Viti realizohet projekti “Qytetari digjital” i Institutit për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Viti Milot Lala, ka pritur sot në një takim menaxheren e projektit “Qytetari digjital”, Arba Murataj dhe mentorin Burim Jashari , projekt ky i nisur nga IRIM – Croatian Makers (Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovacionit) në Kroaci dhe i mbështetur nga Google, që implementohet në Kosovë nga “Kosova Makers League” në mbështetje të BONEVET. Projekti “Qytetari Digjital”, ka për synim të rrisë njohuritë dhe aftësitë digjitale të shoqërisë përmes digjitalizimit të bibliotekave publike, kështu duke i fuqizuar ato që të bëhen qendra digjitale të inovacionit. Kjo arrihet përmes dhurimit të pajisjeve teknologjike të cilat do t’i hyjnë në punë shfrytëzuesve të bibliotekës për t’u edukuar dhe krijuar projekte inovative. Biblioteka e Vitisë, me projektet inoovative ka kaluar fazën e dyte dhe është pajisur me printer 3D, ku me rezultatet e arritura kreative, e ka kaluar fazën e trete ku sot janë pranuar 4 laptop.

KML aspiron që një ditë bibliotekat publike në Kosovë të shndërrohen në hapësira krijuese që mundësojnë zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë. Me këtë rast, drejtori Milot lala, ka falënderuar nismëtarët e këtij projekti por edhe implementuesin, për mbështetjen që kanë dhënë, që përmes këtij projekti të ketë mundësi digjitalizimi bibliotekës së qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …