Sindikata e Pavarur e RTK-së ka dorëzuar sot në Inspektoriatin e Punës padinë kundër drejtorit, Ngadhnjim Kastrati dhe Bordit të RTK-së. Ashtu siç kishte paralajmëruar Sindikata, Bordi dhe drejtori gjeneral i RTK-së, kanë zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme Udhëheqësin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK, duke mos i respektuar kriteret kryesore të konkursit të cilat vetë i kishin përcaktuar. Megjithë vërejtjet dhe reagimin publik të Sindikatës, ku është kërkuar ndërprerja e procedimi të konkursit për shkak të mos përmbushjes së kritereve nga asnjëri prej aplikuesve, Menaxhmenti i RTK-së ka vazhduar procedimin e tij. Me datë 3 dhjetor 2020, Bordi e ka miratuar propozimin e drejtorit Ngadhnjim Kastrati, dhe ka zgjedhur në krye të Shërbimeve të Përbashkëta personin me përvojë në menaxhimin e kafiterive.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …