Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Aksione të përbashkëta për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit dhe ujërave të zeza”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Arben Murseli, në emër të Kompanisë ATC COM SHPK, nënshkruan marrëveshjen për realizimin e projektit “Aksione të përbashkëta për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit dhe ujërave të zeza”. Projekti financohet nga Unioni Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndër-kufitar ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe komunës Gazi Baba nga Shkupi.

Komuna e Hanit të Elezit dhe komuna Gazi Baba nga Shkupi janë përfituese e fondit të Komisionit Evropian nga Instrumenti i Ndihmës së Para- Anëtarësimit (IPA II) i cili është instrumenti kryesor financiar për të siguruar mbështetjen e BE-së për përfituesit në zbatimin e reformave me synim përafrimin me BE-në .

Me këtë projekt do të realizohet ndërtimi i rrjetit të ujërave të zeza dhe kanalizimeve në fshatin Seçishtë të Komunës së Hanit të Elezit.

Projekti do të financohet në vlerë prej 119.703,00 euro ndërsa do të realizohet për 6 muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …