Ministri Cakaj

Cakaj bisedon me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik, e falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, ka biseduar me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik. Me këtë rast, ai thotë se ka shprehur mirënjohjen për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit. “Në krye të herës, vlen të theksohet se shprehëm mirënjohjen e pa masë për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm historik që hap një horizont krejtësisht të ri me shumë mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve. Mirënjohës pafund Komitetit Amerikano-Hebraik për punën e pakursyer për ngritjen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve kudo në botë”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …