Behramaj: Vjosa Osmani po përdorë lajme të rreme kundër Thaçit për t'ia pamundësuar lirimin më kusht

Behramaj: Vjosa Osmani po përdorë lajme të rreme kundër Thaçit për t’ia pamundësuar lirimin më kusht

Këshilltari i ish-kryetarit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në, ka thënë për ushtruesen e detyrës së kryetarës së vendit, Vjosa Osmanin, se po sillet sikur të ishte bashkëpunëtore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.  Sipas tij, Osmani ka krijuar lajme të rreme për t’i përdorur kundër Thaçit në Hagë, në mënyrë që këtij të fundit t’i pamundësohet lirimi me kusht. Tutje, Behramaj akuzoi Osmanin se po ndërhyn në shërbimin civil, e që sipas tij nuk është punë e saj. Ai madje pyeti se si është e mundur që ajo ta dijë se njëri nga kandidatët për t’u punësuar qenka familjar i një dëshmitari të Speciales, derisa Osmani nuk e ka këtë listë të dëshmitarëve të mbrojtur.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …