leoni

20 vjet nga vdekja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, diplomatit, Jashar Salihu

20 vjet nga vdekja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe diplomatit, Jashar Salihu

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër, dhe njëherësh ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”. Që nga vitet e 70-ta, Jashari ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve shqiptare në ish-Jugosllavi, respektivisht ndër anëtarët më aktivë të grupeve ilegale të asaj kohe që vepronte brenda organizatës ilegale të quajtur Komiteti për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu, veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla. Në sensibilizimin e opinionit perëndimor me të vërtetën për luftën e drejtë të Kosovës kundër forcave kriminale të Slobodan Millosheviqit, roli i Jasharit është i pazëvendësueshëm, dhe, rrjedhimisht, po dëshmohej se jo rastësisht ishte në kuadër të Drejtorisë Politike të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …