Kosova pritet të sigurojë falas 360 mijë vaksina, kurse pjesën tjetër do ta blejë. Ndërkohë zyrtarë të OBSH-së në Kosovë parashohin që procesi i vaksinimit në Kosovë nuk mund të fillojë para stinës së pranverës. Festat e fundvitit edhe Kosovën do ta gjejnë me masa të nevojshme dhe një plan të ri për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ndonëse autoritetet nuk kanë specifikuar ende, nëse do të ketë mbyllje të plotë për shkak të gjendjes jo të përmirësuar me pandeminë. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh, se institucionet janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …