Madeleine Albright

Portali rus “Sputnik”, alarmon lidhur me mundësinë që zonja Olbrajt të jetë ndërmjetësuese e bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajmi i analistit, Daniel Server, lidhur me mundësinë që ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright,  të përfshihet në ndërmjetësimin e dialogut, mes Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallë reagime të shumta në Serbi dhe në Rusi. Portali i Kremlinit, “Sputnik” thekson se rikthimi i zonjës Albright për rusët sjell kujtime të ndrydhura të fjalëve dhe veprave, të një politikaneje,  e cila në Rusi konsiderohet  kriminele lufte. Ajo ishte një nga avokatët më të zëshme të bombardimeve të Jugosllavisë së Millosheviqit, ende  është një mikeshë e  madhe shqiptarëve dhe një promovuese e pavarësisë së Kosovës me çdo kusht”. Sputnik precizon se Olbrajt ka thënë se “Kosova mbetet një provë e demokracisë, por me angazhimin e madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ata mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miq të vërtetë të shqiptarëve”. Autoritetet dhe mediet në Serbi shprehin shqetësim, por edhe rezervë për të sulmuar apo jo zonjën Olbrajt, edhe pse ata kanë mendime e vlerësime të njëjta me ato të autoriteteve ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …