Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se takimi që patën sot me kryeministrin Avdullah Hoti ishte një konsensus që për çdo masë dhe veprim qoftë ato që shkojnë drejt rimëkëmbjes dhe menaxhimit të pandemisë, të ketë konsulta dhe diskutime, siç patën edhe sot. Tutje ai shtoi se pati një pajtueshmëri që kjo periudhë e vitit, por edhe çdo fundvit tjetër është i frytshëm për bizneset, kur dihet që më së shumti gjatë këtyre muajve dhe muajve të verës ka edhe zhvillim të ekonomisë, ku ndikon edhe efekti i ardhjes së mërgimtarëve. “Ndërsa këtë vit pritet diçka e jashtëzakonshme, meqë 23-24 dhjetor shumë qytetarë do ti kenë në dispozicion edhe mjetet që i kanë tërhequr nga trusti dhe është e rëndësishme që të shpenzohen në vend. Për shumë kompani nënkupton mbijetesë, e për shumë punëtorë ruajtje e vendit të punës, por edhe për të gjithë stabilitet. Garanton që edhe të realizohen pakot e rimëkëmbjes ekonomike”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …